Nisemi drejt Beratit!

Trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore vijon turneun në qytetet kryesore të vendit me një program artistik të pasur, për të promovuar vlerat e jashtëzakonshme të folklorit shqiptar dhe të trashëgimisë sonë kulturore.

Ju mirëpresim në Berat të këndojmë e të kërcejmë së bashku me tingujt e bukur të “Fustanin që ta solla mbrëmë”, “Sa marak jam ba për ty”, “Hapi sytë e zezë” etj.

Mos mungoni!