10 MAJ Ora 20:00
SKENA E TKOB
Tonin Harapi lindi në 9 qershor të vitit 1926. Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikore, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si: Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor të jezuitëve në Shkodër. Por, meqënëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si: Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj. Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkruajë edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin (Çajkovski) të Moskës (1959), ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjet. Ka qenë mësues i kompozicionit në Konservatorin e Tiranës. Fitues i shumë titujve e çmimeve. Shkroi melodramën për fëmijë “ Kufitarët”, opereta për fëmjë “Mësimi i pyllit”, përrallë për fëmijë “Djali guximtar”, opera “Zgjimi”, 19 romanca, pjesë instrumentale për orkestër dhe muzikë dhome.
Tonin Harapi ndërroi jetë më 30 korrik 1992. Pas vdekjes iu dha tituli “ Artist I Popullit”. Ai lëvroi pothuajse të gjtha zhanerat e muzikës, këngës argëtuese, këngë për fëmijë, muzkë klsike, simfonike dhe skenike, operën, operetën, shkroi vepra korale, romanca, por edhe këngë popullore e të përpunuara.
Më 4 maj 2016 Tonin Harapi nderohet (pas vdekjes) nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë Z.Bujar Nishani me Dekoratën “ Nderi I Kombit”
Dy fjalë rreth veprës
Requiemi i Tonin Harapit është jo vetem vepër unikale e kompozitorit, por edhe një vepër unikale e kësaj gjinie në tërësinë e repertorit të Muzikës Shqiptare dhe padyshim është një nga veprat vokale me më peshë të autorit. Vepra ndahet në 24 pjesë. Kompozitori nuk ka arritur ta dëgjojë të realizuar sepse vepra është interpretuar vetëm pas vdekjes së tij. Vepra është interpretuar me 3 qershor të vitit 1999 nga TKOB dhe vjen pas 20 vjetesh . Si mjeshtër i vokalit, ai vjen me një gjuhë muzikore të thjeshte ku spikat melodika, me tema te qarta dhe lehtësisht të këndueshme.
Me pjesmarrjen e :
Orkestra simfonike dhe trupa e korit
Dirigjent : Dritan Lumshi
Solistë:
Eva Golemi, Denis Skura, Laura Hoxha, Bledar Domi
Soliste në piano: Etrita Ibrahimi
Në program:
Tonin Harapi – Katër pjesë për orkestër harqesh
Meditim
Vals
Valle e xhuxhave
Valle me pizzicato
Interpreton: Orkestra e harqeve të TKOBAP
Dirigjent: Dritan Lumshi
***
Tonin Harapi – “Romancë për piano e orkestër”
Soliste në piano: Etrita Ibrahimi
Dirigjent : Dritan Lumshi
***
Requiem
Kori i TKOB
***
Kyrie eleison
Kori i TKOB
***
Dies Irae
Kori i TKOB
***
Quantus Tremor
Kori i TKOB
***
Tuba Mirium
Kori i TKOB
***
Mors stupebit
Kori i TKOB
***
Liber scriptus
Kori i TKOB
***
Judex ergo
Kori i TKOB
***
Quid sum miser
Kori i TKOB
***
Rex tremendae majestatis
Kori i TKOB
***
Recordare
Kori i TKOB
***
Quaerens me
Solist: Eva Golemi
Kori i TKOB
***
Juste Judex
Kori i TKOB
***
“Ingemisco”
Kori i TKOB
***
Qui Mariam absolvisti
Kori i TKOB
Solist: Laura Hoxha
***
Inter oves locum praesta
Kori i TKOB
***
Confutatis maledictis
Kori i TKOB
***
Oro suplex
Kori i TKOB
***
Lacrimosa, dies illa
Kori i TKOB
Solistë: Eva Golemi , Laura Hoxha, Denis Skura, Bledar Domi
***
Sanctus
Kori i TKOB
***
Benedictus
Kori i TKOB
Solistë: Denis Skura, Bledar Domi
***
Agnus Dei
Kori i TKOB
Solistë: Eva Golemi , Laura Hoxha, Denis Skura, Bledar Domi
***
Lux Aeterna
Kori i TKOB
***
Libera me
Kori i TKOB