“Epokat në tinguj” do të vijnë në Teatrin e Operës dhe Baletit për të mahnitur publikun artdashës në fillim të muajit mars!
Me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentes 🪄së mirënjohur Elda Laro, pianistit francez Pascal Gallet, që do të luaje koncertin nr. 5 për piano të kompozitorit Aleksandër Peçi, dhe solistes virtuoze, Laura Llozi, që do performojë koncertin nr. 1 për  violinë nga N. Paganini.
Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim  me Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ju ftojnë të bëheni pjesë e koncertit “Epokat në tinguj” më 1 mars, në orën  19:00.
Biletat tuaja mund t’i tërhiqni çdo ditë pranë TKOB-së, nga ora 10:00- 14:00 dhe 16:00- 20:00.