“Rrëfimi i Tingujve” – një koncert që prek zemra, me ndjeshmërinë e një artisti që sheh përmes shpirtit.
Të dielën, më 27 prill, ora 11:00, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, pianisti i jashtëzakonshëm Nicola Pio Nasca do të sjellë një udhëtim muzikor përmes veprave të Bach, Liszt, Chopin dhe Albeniz.
Vetëm 22 vjeç, nga Bari i Italisë, Nicola është pianisti i parë italian me mungesë shikimi që në lindje, i cili ka përfunduar studimet në piano. Ky një shembull frymëzues i forcës dhe dashurisë për artin.
Ky koncert është një përjetim unik, ku muzika flet përtej shikimit me një ndjesi që të prek në çdo frymëmarrje.
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!