Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së
Konservatori i Salernos “Giuseppe Martucci”
Dirigjent orkestre: Marco Attura
Regjisor: Paul-Emile Fourny
Skenograf: Genc Shkodrani
Kostumograf: Berina Kokona
Dirigjent kori: Dritan Lumshi
As. regjisore: Ada Gurra
Skulptorë: Euro Rrasa, Klevis Myrta
As. kostmograf: Helga Beheluli,
Merisa Hasrama
Koncertmaestër: Herta Cane, Igli Rapaj,
Thanas Paskali
KASTI
Dalila: Vikena Kamenica
Samson: Dario di Vietri
Le Grand Prêtre De Dagon: Armando Likaj
Abimélech: Bledar Domi
Un vieillard hébreu: Xhieldo Hyseni
Un messager philistin: Erlind Zeraliu,
Andi Istrefi
Premier philistin: Gilmond Myftari
Deuxiéme Philistin: Artur Vera
SINOPSI
Përpara tempullit të Dagonit, në Gaza, hebrenjtë, të ngacmuar nga filistinët, vajtojnë fatin e tyre, duke i kërkuar ndihmë Zotit. Samsoni i nxit që të kenë besim te Zoti dhe se, së shpejti do të jetë në gjendje t’i çlirojë nga zgjedha e skllavërisë. Me të dëgjuar këtë, Abimeleku, tall hebrenjtë dhe Perëndinë e tyre. Pasi përballet me Samsonin, humbet betejën.
AKTI 1
Kryeprifti, kur doli nga tempulli dhe pa kufomën e Abimelekut, urdhëron që hebrenjtë të shfarosen. Judenjtë kthehen dhe festojnë në shesh duke falënderuar Zotin. Priftërinjtë filistinë dalin nga tempulli, mes tyre edhe Dalila. Kjo e fundit ka vendosur të kompensojë humbjen në betejë me dinakërinë. Ndaj ajo feston fitoren e Samsonit duke e ftuar në banesën e saj. Samsoni është i dyzuar nga ndjenjat e tij, por pavarësisht thirrjeve të një të urti të vjetër hebre, ai është i vendosur të ndjekë gruan.
AKTI 2
Në luginën e Sorek-ut, Dalila u bën thirrje perëndive të saj që ta ndihmojnë në grackën dhe çarmatosjen e Samsonit. Kryeprifti mbërrin, pyet për planin e Delilas dhe që të dy betohen për vdekjen e Samsonit. Samsoni shkon pothuajse i penduar që kishte mbërritur atje. Dalila e bind atë me të gjitha artet e saj joshëse, por ai nuk bie nën tundimin e saj. Sërish ai refuzon të zbulojë sekretin e forcës së tij. Dalila e akuzon se nuk e do dhe kthehet në shtëpi. Samsoni dëgjon bubullima, si një paralajmërim nga Zoti dhe vendos t’i rrëfejë sekretin e tij. Pasi më në fund mësoi se sekreti i forcës së Samsonit janë flokët e tij të gjatë, ajo thërret ushtarët e fshehur filistinë, të cilët nxitojnë të kapin dhe verbojnë Samsonin.
AKTI 3
Në një birucë në Gaza, Samsoni i verbër dhe pa flokë, shtyn një gur mulliri. Ai lutet për popullin e tij, që vëllezërit e tij hebrenj të mos kenë të njëjtin fat, por ndjen se, edhe në robëri e mallkojnë për shkak të Delilas. Gjatë një feste në tempullin e Dagonit, Dalila dhe kryeprifti tallen me Samsonin. I gjithë tempulli lavdëron Dagonin, perëndinë e vetme dhe të vërtetë. Kur Samsonin e detyrojnë të gjunjëzohet para Dagonit, ai i kërkon një djali, që ta çojë te dy shtyllat kryesore të tempullit. Samsoni i lutet Jehovait që t’i rivendosë forcën dhe me një përpjekje të madhe rrëzon kolonat e tempullit, duke shtypur veten dhe armiqtë e tij.