Festat e fundvitit nuk kanë kuptim pa dy gjëra: Pa magjinë e Krishtlindjes dhe pa biskota e ëmbëlsira.
Me pak fjalë, festat nuk kanë kuptim pa “ARRËTHYESIN”!
Baleti emblematik i Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t që sjell festën, magjinë, atmosferën e ngrohtë e dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur, vjen me një PRODUKSION TË RI në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në datat 22, 23 dhe 24 dhjetor.
Gjithashtu, për herë të parë “Arrëthyesi” do të përshtatet edhe për të gjithë artdashësit që nuk shikojnë, duke u sjellë për herë të parë edhe me përshkrim zanor, LIVE, nga United Nations Association Albania, si pjesë e projektit ArtNexus.
Biletat i gjeni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.
Mbrëmjet e shfaqjeve, biletaria mbyllet në orën 18:15.