Opera për fëmijë dhe familje “Il Maestro di Capella” do të vijë për të gjithë dashamirësit e vegjël të Operës.

Një shfaqje me karakter edukativ për fëmijët, që tregon se si përgatitet një opera dhe cilët janë elementet përbërës të një orkestre. Çfarë bën dirigjenti dhe si funksionon një orkestër.

Me anë të kësaj vepre, e cila është e përshtatur për ta, fëmijët do të kuptojnë më shumë mbi mënyrën se si funksionon opera, do ta duan më shumë atë dhe do të edukohen për të qenë në të ardhmen dëgjues të një muzike të mirë.

Fëmijë, merrni prindërit për dore dhe ejani në datat 10 dhe 11 shkurt, në Hollin Koncertor të TKOB-së!

Biletat mund t’i merrni nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00, pranë TKOB-së