“Karnavalet e Korçës”
25, 26, 27, 28 SHKURT
Opereta «Karnavalet» është punuar sipas motiveve të komedisë së mirënjohur te Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçes”, në t cilën demaskohet e vihet në lojë shoqëria e kalbur feudalo-borgjeze së bashku me rregjimin antipopullor të kohës. Në vepër, në të njëjtën kohë, pasqyrohet edhe qëndresa e lufta e popullit punonjës dhe e vegjelisë së qytetit kundër këtij regjimi. Autorët e operetës, duke u mbështetur në motivet qytetare kombëtare, kanë arritur të japin me dinamizëm dhe gjallëri atmosferën e përpjekjeve të njerëzve të dalë nga gjiri i popullit.
Me pjesëmarrjen e :
ORKESTRA, SOLISTET DHE KORI I TKOB
DIRIGJENT: ELDA LARO
REGJISOR: INVA MULA
SKENOGRAF: ROMEO ÇANI
KOSTUMOGRAF: ELVA BELLA
VIDEO-ARTIST: BLACK-BOX FILMS
DIRIGJENT KORI: DRITAN LUMSHI
AS. REGJISOR: ADA GURRA
SOLISTE:
ALLA SOLEN
MUHO NINA
BEKA SHPRESA
SELIMAJ DORINA
HOXHA IVANA
SKURA DENIS
KAÇANI KLODIAN
TULLUMANI RAMONA
KAMENICA VIKENA
VERA ARTUR
KURTI MARINA
XHELI MATIAS
LAÇKA RENISA
ZERALIU ERLIND
LIKAJ ARMANDO
ZHABJAKU KRESHNIK
SINOPSI
AKTI I PARË
Përpara shtëpisë së Nikollaq Samarxhiut kalojnë karnavalet. Me ata bashkohet edhe Loni e Nasta. Ne atë e sipër Nikollaqi, së bashku me të shoqen Olimbinë, dhe të bijën, Afrovitin, kthehet nga një fejesë.
Sapo hyjnë në shtëpi, Afroviti nis të qajë e të ankohet se ka mbetur pa martuar… Prindërit perpiqen ta ngushëllojne. Nasta, shërbëtorja, duke parë filxhanet e kafesë, tallet me ata dhe. . . u lajmeron një fejesë të ardhëshme. Kaq duhet për të filluar ënërrimet! Olimbia e Nikollaqi hahen midis tyre për punë të profesorit që mund të jetë dhëndëri i ardhëshëm. Nikollaqi nuk pranon që përveç prikës në të holla t’i japë vajzës edhe një piano. . . Për këtë ai vendos jo për profesorin, por për doktorin. Nasta e neveritur nga pazarllëqet që bëjnë këta tregëtarë me ndjenjat, i këndon dashurisë së saj të pastër me Lonin.
AKTI I DYTË
Në shtëpinë e Nikollaqit bëhen pregatitje se do të vijë doktori, Afroviti fluturon nga gëzimi Nikollaqi vjen me portretin e Napolonit dhe s’di ku ta varë që ai të duket sa më mirë, ndërsa Loni dhe Nasta tallen me këta njerëz që adhurojnë paranë. . . Vjen, ndërkaq, doktor Xhuvi, mjek i Bashkisë. Ai pranon të martohet me Afrovitin, bile pranon edhe që paratë e pianos të zbriten nga prika. Me këtë martesë ai rregullon gjëndjen e tij ekonomike, mbasi ka muaj të tërë që nëpunësve s’u paguhet rroga për shkak të krizës. Kur ikën doktori, vjen Prefekti që është mik shtëpie. Kur merr vesh për fejesën me doktorin, u thotë që ta prishin se ai ka gati nje dhëndër tjetër, kapiten Lilon. Nikollaqi, i shtyrë nga interesi, pranon menjëherë. Por Olimbia kundërshton. Kështu shpërthen sherri. Nga poterja që bëhet hyjne në shtëpi të Nikollaqit edhe karnavalet.
AKTI I TRETË
Në sheshin përpara shtëpisë së Nikollaqit kanë ardhur përsëri karnavalet të grumbulluar rreth pianos, që po sjellin në shtëpi të tregëtarit. Karnavalet, shokë të Lonit, tallen sërish me Nikollagin,
por në të njëjtën kohë këndojnë e gëzohen edhe për dashurinë e Lonit me Nastën.
Nderkaq, në shtëpi brenda, darka që ka shtruar Nikollaqi për të shpallur fejesën, ka arritur kulmin. Njerëzit janë gjysëm të dehur. Nikollaqi gjen rast edhe këtu të bëjë dashuri me të shoqen e zotit Andon. Prefekti ngrihet në këmbë dhe nis të japë sihariqin e fejesës, por e nderpresin dy herë radhazi duke bërë që të lindë kështu keqkuptimi. Prefekti lajmëron më në fund se dhëndëri nuk është
doktori, por kapiten Lilua. Pështjellim. Zënka. Doktori ikën duke sharë. Por mbrëmja nuk vazhdon dot e qetë se atë çast vjen nga Delvina. . . e shoqja e kapitenit! Karnavalet vërshojnë përsëri nga rruga dhe nën tingujt e këngës së tyre mbyllet opereta.