“La Serva Padrona”

Holli Koncertor, 22,23,24,25 | ora 11:00

Dirigjent: Dritan Lumshi

Regjia: Ada Gurra
Skenografia/Kostumografia: Dea Bejleri

Uberto: Artur Vera
Serpina: Rovena Xhelili
Vespone: Kristian Koroveshi

Clavicembalo: Etrita Ibrahimi

Kuinteti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura

Violinë I: Xhudi Dodaj
Violinë II: Sonja Hoxhallari
Violë: Stela Bello
Violonçel: Remino Sula
Kontrabas: Xhorxhio Spahiu

 

Ky vit sjell me vete, në Teatrin e Operës dhe Baletit, risinë e platformës Opera për Fëmijë e Familje!

Do të jetë “zonja shërbëtore” që do të afrojë në dyert e Teatrit të Operës dhe Baletit, prindër dhe fëmijë, gjyshër dhe gjyshe, për të kaluar 1 orë plot dëfrim!

Me humorin e “thumbimet” e Vesponës, i cili do t’i bëjë fëmijët të qeshin me gjuhën e tij dhe planet që Serpina krijon me të. Kjo e fundit ka diçka tjetër në mendjen e saj dhe me ndihmën e shërbëtorit të heshtur, mashtron Uberton për t’u martuar me të.

Nuk po jua zbulojmë të gjithën, por ju mirëpresim të qeshim së bashku, përgjatë datave 22-23-24-25 shkurt në Hollin Koncertor të TKOB-së!

Biletën tuaj mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.