OPERA SOLEMNE- “Gjergj Kastriot- Skënderbeu, Kryezot i Arbërit”

9 MAJ | ORA 20:00

Opera Solemne – Koncertale
Kompozitor: Vasil S. Tole
Libretist: Vasil S. Tole, shkruar mbi tekstin e Fan S. Nolit.

Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së
Kori i Filarmonisë së Kosovës
Dirigjent orkestre: Sieva Borzak
Dirigjent Kori TKOB: Dritan Lumshi
Dirigjent Kori FK: Hajrullah Syla
Koncertmaestër: Etrita Ibrahimi, Thanas Paskali

Solistët
Skënderbeu: Artur Vera, Gerald Murrja
Soprano: Eva Golemi
Mezzo-soprano: Amelda Papa

Arti dhe historia shqiptare do të shkrihen në një, me PREMIERËN BOTËRORE, operën solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryezot i Arbërit”!

I sjellë me kompozicion të shkëlqyer të Vasil S. Toles, shkruar mbi tekstin e Fan S. Nolit, si fitues i “Konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore” shpallur nga Ministria e Kulturës në vitin 2018, do të kremtohet mes notash pentagrami, historia e kombit shqiptar.

Solemne do të përcillet kjo opera, në 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, me profesionalizmin e Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOB-së, si dhe Korit të Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentëve të talentuar  si Sieva Borzak, Dritan Lumshi dhe Hajrullah Syla. Dhe katër do të jenë solistët virtuozë të kësaj vepre: baritoni Artur Vera, tenori Gerald Murrja, sopranoja Eva Golemi dhe mezzo-sopranoja Amelda Papa.

Qasuni kësaj ngjarjeje historike, që do të mbetet gjatë në kujtesën e shoqërisë sonë!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00.