Instrumente që nuk binden! Tinguj që duket sikur do të shpërthejnë!
Një maestro që përpiqet të bindë orkestrën duke u kënduar notat që ata duhet të luajnë… dhe një publik që qesh pa pushim!
Po po, po flasim për “Il Maestro di Cappella”!
“Il Maestro di Cappella” është një opera për fëmijë ku asgjë nuk shkon sipas partiturës!
Një shfaqje argëtuese dhe edukative që u mëson fëmijëve, përmes të qeshurave, si funksionon një provë me orkestrën, çfarë roli ka dirigjenti dhe si funksionon një orkestër e vërtetë.
Me këtë vepër të përshtatur posaçërisht për ta, fëmijët do të njihen më nga afër me botën e muzikës dhe do të edukohen për të qenë dëgjues të vëmendshëm dhe plot pasion në të ardhmen.
Merrni fëmijët tuaj për dore dhe ejani të kaloni një të diel ndryshe në TKOBAP!
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!