Pas suksesit të padiskutueshëm të “Don Pasquale”, që mbushi sallën e TKOB-së me nxënës e mësues,   vjen për fëmijë e familje, opera “La Traviata”, e kompozitorit G. Verdi, me libret të Francesco Matia Piave.
Një tjetër histori dashurie, mes një kurtizaneje të re, të njohur në shoqërinë e lartë parisiene, Violetta Valéry, dhe një fisniku të pasur të quajtur Alfredo Germont. Pavarësisht dashurisë së tyre të pamohueshme për njëri-tjetrin, presionet shoqërore kërcënojnë të ndajnë çiftin, duke i çuar ato drejt një fundi dramatik.
Si do përfundojë dashuria e tyre, do ta zbuloni vetëm në Teatrin e Përjetimeve, përgjatë datave 14 dhe 15 prill, në orën 11:00.
Biletat mund t’i tërhiqni çdo ditë, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.