Një nga kryeveprat më të dashura të kompozitorit Giuseppe Verdi, rikthehet në skenën e TKOBAP-së me një produksion të jashtëzakonshëm nën vizionin e mjeshtrit Hugo de Ana.
Në qendër të “La Traviatës” qëndron historia prekëse e Violettës, gruas që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund.
Katër net të paharrueshme, nën drejtimin e dirigjentit, Francesco Ommassini, do të sjellin emocionet e pavdekshme të Verdit në Tempullin e Artit Shqiptar.
26-27-28-29 shtator, ora 20:00.
Ju e dini tashmë që nuk duhet të mungoni!
 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!