AKTI I
Skena e parë.
Salla e madhe e pallatit të mbretit në Menfi.
Në kënde, statuja monumentale e shkurre të lulëzuara; në sfond, pallate, tempuj e piramida. Ramfis, udhëheqësi i priftërinjve, ndan me Radames, kapitenin trim të ushtrisë faraone frikën e një sulmi të ri të etiopëve. Tashme Iside ka percaktuar udhëheqësin e trupave mbretërore, dhe shpejt do ta bëjë
të ditur emrin e tij. Radames ëndërron që të jetë ai i zgjedhuri, për tu kthyer nga lufta i rrethuar me kurorë dafinash, dhe per t’i rikthyer fronin dhe atdheun gruas që përsëri e do: Aidës, vajza e mbretit të Etiopisë, rritur në duar egjiptiane.
Por me Radamesin ështe dashuruar edhe vajza e mbretit te Egjiptit, Amneris, shikon te skllavja
një rivale poshtëruese dhe përpiqet të zbulojë, nëpërmjet pyetjeve të vërtetën: Aides i drejton me djallëzi fjalë të dashura, Radamesit vështrime dashurie dhe hulumtuese.
Një lajmëtar sjell lajmin se hordhitë etiopiane, të udhëhequra nga monarku i tyre Amonasro, kanë kapërcyer kufijtë dhe po marshojnë drejt Tebës. Është luftë.
Në prani të rojeve, kapitenëve,ministrave, priftëinjve dhe mbreti anoncon emrin e heroit: Radames.
Shpërthejnë të pranishmit por jo Aida, që e pushtuar nga dashuria për të atin dhe pasioni i marrë per më të tmerrshmin e armiqve, u kërkon ndihmë. Amneris e vëzhgon në distancë.
Skena e dytë.
Në brendësi të tempullit te Vullkanit. Mes vallëzimeve mistike dhe thirrjeve drejt zotave, në mes
të kolonave që humbasin errësirë, Radamèsi, prijësi i veshur në argjend, merr nga Ramfis shpatën që e
konsakron prijës të ushtrisë egjiptiane.
AKTI ll
Skena e parë.
Një dhomë në apartamentin e Amneris.
E asistuar nga shërbëtoret, teksa disa skllevër ëe zinj vallëzojnë për të, princesha përgatitet të festojë fitoren e egjiptianeve. Dhe kur hyn Aida nuk i reziston dot tundimit për të bërë një duel me rivalen. Demonstron respekt për dhimbjen e saj; pastaj me shtirjen dinake të vdekjes së Radamèsit në fushën e betejës, përpiqet t’ia zbuloje zemrën. Kërcënime të menjëhershme ndjekin konfesimin e padjallëzuar të Aidës, dhe skllavja detyrohet të kerkoje falje.
Skena e dytë.
Trompat e fitores thërrasin popullatën në ceremoninë e triumfit. Turma grumbullohet në portat e Tebès. Mbreti, me shpurën e tij te ministrave, priftërinjve, kapitenëve, ulet në fron pranë vajzës Amneris. Parakalojnë karrocat e luftes, vazot e shenjta, statujat e deve; një grup kërcimtarësh sjell thesaret e fitimtarëve. Mes ovacioneve të popullit, bën hyrjen e tij Radamèsi. Amneris e kurorëzon me kurorën e fitimtarit. Mbreti premton solemnisht qè do
t’i plotësoje çdo deshirë. Me zemërgjerësine e heronjve, ai kërkon që të mblidhen të burgosurit dhe kërkon për ta jetë dhe liri, pa e ditur që mes tyre fshihej Amonasro. Të bashkuar në kor me fjalët e Radamesit, të gjithë kërkojnë në lutje mëshirë. Edhe i pamëshirshmi Ramfis është i detyruar të ndryshoje gjykim: si garanci për pagën, bind sovranin të mbaje rob Aidën e një luftëtar, në realitet Amonasro, të betohet se e ka varrosur mbretin e Etiopisë.
Plotësohet edhe pse në një farë mase vullneti i Radamesit dhe të burgosurit lirohen. Por një tjetër çmim, i padëshirueshëm sa edhe i pamundur të heqësh dorë, e pret heroin egjiptian: dora e Amnerisit, që lumturohet nga fitorja dashurore, ndërsa Aida qan fatin e saj dhe Amonasro betohet për hakmarrje.
AKT III
Ujërat e qeta të Nilit, shkëmbinj graniti mes palmave të hurmave gjetheshumë, tempulli i Isides që spikat kundrejt qiellit të yjëzuar.
Një varkë arrin heshturazi në bregun e shenjtë. E udhëhequr nga prifti i Madh, Amneris ngre lutje drejt zotave që të mbrojnë martesën e saj të afërt. Por atë natë, mbi të njëjtin breg, Aida pret Radamèsin, duke qarë me lot për atdheun e humbur.
Por Amonasro paraprin armikun, dhe në fillim me lutje, pastaj me kërcënime, e bind të bijën të tradhëtoje të dashurin për të shpëtuar popullin e saj.
Një luftë e re po duket në horizont, etiopasit jane gati të sulmojnë egjiptianet, me çdo mjet, edhe me mashtrim.
Për këtë arsye Aida duhet t’i heqë Radamèsit të padjallëzuar veshjet e luftës së ushtrisë faraonike. E mbërthyer nga ankthi, skllavja takon të dashurin duke u shtirë si e qetë, ëndërron me të një arratisje dashurie dhe arrin të mësoj informacionet që i kërkoi i ati.
Jo i kënaqur, Amonasro del nga vendi i fshehtë ku ka dëgjuar çdo fjalë, paraqitet tek Radamèsi si mbret i Etiopisë dhe kërkon të bëje për vete prijësin e dëshpëruar.
Por Amneris, spiun i palodhur, u denoncon komplotin priftërinjve dhe rojeve. Fal ndihmës së Radamèsit, Amonasro e Aida arrijnë të arratisen, ndërsa i riu i dorëzohet Ramfisit, duke pranuar të paguajë për fajin e tij.
AKTI lV
Një sallë madhështore ne pallatin e mbretit të Egjiptit, në të majtë të portës që e udhëheq në bodrumet e nëndheshme të sentanzave. Në luftë mes dashurisë dhe mërisë, Amneris urdhëron që të ekzekutohet i burgosuri. Dëshiron të shpëtoje me jetën e burrit që dashuron, lumturinë e saj, martesën e ëndërruar. Por Radames është i vendosur tashmë të mos kundërshtoje fatin e tij, dhe nuk përpiqet të fshehë ndjenjat që e lidhin me Aidën. Në qendër të mendimeve të tij nuk është veçse ajo, skllavja e çliruar, që i mbijetoi betejës ku i vdiq i ati dhe shumë afër bashkimit me popullin e saj.
Priftërinjtë, «larvat e bardha», janë tashmë gati për të gjykuar tradhëtarin;
Amneris mallkon veten e saj dhe xhelozinë që nuk diti ta ndrydh: dëshpërohet, ulërin, përgjërohet për mëshire ndaj të pafajshmit Radamès. Por komandanti nuk shfajësohet dhe dënimi kapital shpallet.