A ndodh të humbasim identitetin nëse përjetimet tona veniten në muzgun e jetës? Po nëse emocionet nuk i lejojmë të depërtojnë në brendinë e unit tonë, do ketë më kujtime?
Teatri i Operës dhe Baletit çel këtë pranverë me “Muzgun”, baletin modern kontemporan, që ndërthur natyrshëm lëvizjet trupore me përjetimet emocionale të njeriut.
Me profesionalizmin e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e balerinit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Eno Peçi, dhe asistencën në koreografi të Eldad Ben Sasson, kjo PREMIERË do të tërheqë pas vetes, nëpërmjet imazheve, të gjithë publikun artdashës.
Teatri është shtëpia e të gjithëve, ndaj ju ftojmë përgjatë datave 12-13-14 mars, ora 19.00, në premierën e baletit “Muzgu”.
Biletën tuaj mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10.00- 14.00 dhe nga ora 16.00 deri 20.00.