Dy balete. Një skenë. Dy net të jashtëzakonshme në TKOBAP!
 CANTATA, një nga kryeveprat e koreografit italian Mauro Bigonzetti, vjen premierë në Tempullin e Artit Shqiptar, duke sjellë një shpërthim emocionesh në ritmin, pasionin dhe shpirtin e Italisë së Jugut.
Me muzikën autentike të grupit “Assurd”, kjo vepër është një festë e rrënjëve, ndjenjave dhe lidhjeve njerëzore.
Bigonzetti sjell në skenë një koreografi të freskët që pulson plot me jetë dhe energji.
• Koreografia: Mauro Bigonzetti
• Muzikë: Gruppo “Assurd”
• As. koreograf: Vincenzo Capezzuto
• Ndriçimi skenik: Carlo Cerri
• Kostumet: Helena Medeiros
 WALK ON BY, Premierë Botërore në Tiranë!
Një krijim bashkëkohor i koreografes australiane Nicola Wills, me muzikë origjinale të Adam Vincent Clarke.
Një vepër abstrakte që flet për njeriun në tranzicion, për izolimin dhe për bashkëjetesën e përvojave personale brenda një bote kolektive në lëvizje.
• Koreografia: Nicola Wills
• Muzika: Adam Vincent Clarke
• As.koreografe: Alisa Gjoni
• Ndriçimi skenik: Nicola Wills
• Kostumet: Edlira Qyshka
Një mbrëmje ku përplasen dy universë koreografikë, pasioni dhe reflektimi, në një përvojë unike artistike.
 Mos mungoni më 1 dhe 2 korrik në TKOBAP!
 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!