Vetvetja përkundër botës që na rrethon!

Me baletin premierë “UNI” rikthejmë vëmendjen te brendia jonë, një udhërrëfim i sfidave që hasim e egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për këtë shoqëri!

E sjellë nga vetë ata që lartësojnë vlerat e këtij institucioni, artistët e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara e Rovena Shqevi, kostumografinë e Dea Bejlerit dhe muzikën e Barbatuques, Brent Lewis, David Toop, etj., të formuluar nga Andi Vrap, baleti kontemporan “UNI” do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth.

Mos e humbisni!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë, në sportelin e TKOB-së, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.