Kompozimet e famshme të kompozitorit dhe dirigjentit të shquar Ennio Morricone, të njohura në të gjithë botën për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, do të vijnë magjishëm këtë 19 korrik në qytetin e Durrësit.
Me pjesëmarrjen e sopranove të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Rovena Xhelili dhe Marina Kurti, të shoqëruara mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros Benedetto Montebello dhe Dritan Lumshi, ky koncert vokalo-simfonik do të mbledhë qytetarë dhe turistë të shumtë për një natë ndryshe buzë detit.
Ju mirëpresim!