Gjama, dashuria dhe lindja ngjiten në skenë për të na prezantuar me ritualin e jetës!
Një muzikal me materiale folklorike origjinale, të mbështetura në autenticitet, të formatuar dhe të sjellë në skenë me një harmoni koreografike, kompozicionale dhe orkestrim bashkëkohor.
Kjo vepër sjell jehonën origjinale dhe risi në llojin e vet!
Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm ndërmjet Ansamblit Popullor dhe Trupës së Baletit të TKOB-së do të sjellin në TKOB, një frymë nga e kaluara, tek e cila duhet të kthehemi gjithmonë për të parë se ku i kemi rrënjët, me koreografinë e Arian Sukniqit dhe muzikën e Klodian Qafokut!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.