Shfaqja e datës 20 prill “La Boheme”, iu dedikohet të gjithë fëmijëve të spektrit autik, por jo vetëm, si sensibilizim i TKOB-së në muajin e ndërgjegjësimit ndaj autizmit.

Kjo opera na çon prapa në kohë, Paris, 1840, te dy të dashuruar me një fund tragjik.
Vepra e Puccini-t bazohet në novelën e shkrimtarit Henri Murger, “Scènes de la vie de bohème”. “La Boheme” është një operë me katër akte, me libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica. Regjisore Ada Gurra, dirigjent Jacopo Sipari, kostumograf Ardi Asllani dhe skenograf Renold Sula. Dirigjent kori Dritan Lumshi, drejtuese e korit të Zërave të Bardhë Sonila Baboçi.

 “La Boheme” është një prej operave më të suksesshme dhe më popullore të të gjitha kohëve.

Ftojmë miqtë tanë të vegjël të vijnë e të ndjekin një shfaqje të përshtatur për fëmijë e familje, më 20 prill, ora 12:00!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.