“Italian duo”, më 19 qershor, ora 20:00 në Hollin Koncertor të TKOB-së.
Instrumentistët italianë Donatella Gibboni dhe Fabio Silvestro sjellin pjesët më të bukura për violinë dhe piano të kompozitorëve Paganini, Bazzini, Beethoven dhe Vitali.
Donatella Gibboni ka lindur në një familje muzikantësh dhe ka luajtur violinë që në moshën 3-vjeçare. Sot ajo jep shfaqje si soliste, por edhe me familjen e saj në teatrot dhe sallat koncertore më prestigjioze në Itali e jashtë saj.
Fabio Silvestro ka fituar çmime në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është pianist i “Terzetto Printemps”, “Gli Amici di Fritz”, “Piccola Accademia degli Specchi”.
𝗕𝗶𝗹𝗲𝘁𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗰̧𝗱𝗼 𝗱𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗼𝗿𝗮 10:00 – 14:00 𝗱𝗵𝗲 16:00 – 20:00 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗞𝗢𝗕-së.