Vitin e 70 të jetës së TKOB-së dhe Kalendarin Artistik 2024, do ta nisim me vepra simfonike të zgjedhura shqiptare, në koncertin “Simfonitë e Shpirtit”, kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe Aleksandër Peçi, pas viteve ’90.
Një përplasje mes tragjedisë dhe romancës, mes fortunës dhe qetësisë, që nga simfonia tragjike e deri te energjia e Orkestrës së Harqeve.
Me sopranon Marina Kurti dhe violonçelistin, Klaudio Zoto, Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros, fitues i konkursit ndërkombëtar italian të dirigjimit, Nicolò Jacopo Suppa, e shtuna e 13 janarit mban një repertor të veçantë.