24 hapa drejt heshtjes…
Një shpirt i vetmuar endet mes dëborës, i heshtur, duke kërkuar pak ngrohtësi në mes të acarit.
Çdo melodi është një hap më pranë një bote të ftohtë dhe të errët, ku dëbora mbulon gjithçka… përveç dhimbjes.
E veç gjurmët mbeten pas, si të vetmet dëshmi të një rruge pa kthim.
Në tingujt e thellë të Winterreise (Rrugët Dimërore), zemra rrëfen për dashurinë e humbur, ëndrrat e thyera dhe vetminë që e shoqëron njeriun në udhëtimin e tij të jetës.
Këtë cikël të fuqishëm prej 24 këngësh të Franz Schubert do ta sjellin në Hollin Koncertor të TKOBAP-së baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi.
Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe vepra për piano, “Barokjare” e kompozitorit Aleksandër Peçi.
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!