Michael Jackson: Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it”, më 13 qershor, ora 20:00 në sheshin “Rezistenca”, Durrës.
Një shfaqje e jashtëzakonshme, e krijuar nga dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli, gjeniu që përpiqet të ndërtojë një dialog midis zhanreve dhe stileve të ndryshme të muzikës.
Në koncertin homazh, Orkestra Simfonike e TKOB-së dhe vokalistët italianë, Clarissa Vichi dhe Mattia Sciascia, do të interpretojnë hitet e Michael Jackson nga “Thriller”, “Beat it”, “Heal the World” e deri te “Billie Jean”.