“Si dikur”, një vështrim në retrospektivë, do të sjellë në skenën e Hollit Koncertor disa nga pjesët më të bukura të kompozitorëve të shekullit XIX.
Dy artistet e TKOB-së, sopranot Sonila Baboçi dhe Erjona Gjyzeli do të shoqërohen në piano nga Herta Cane.
Repertori i përzgjedhur përfshin pjesë nga kompozitorët Monterverdi, Massenet, Faure, Schumann, Brahms, Rossini e shumë të tjerë.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.