“E mërkura Jazz” është festivali që vjen në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të gjithë adhuruesit e kësaj muzike!

Edicioni i parë do të nisë me koncertin “Timeless Jazz Songs”, më 4 tetor, në orën 20:00, në Hollin e TKOB-së. Me pedagogët e shkollës jazz të Konservatorit “Gesualdo da Venosa” të Potenza-s, të cilët do të interpretojnë një koleksion të rafinuar të këngëve, në një mënyrë të pazakontë.

Një bashkëpunim i frytshëm mes Teatrit të Operës dhe Baletit e Konservatorit “Gesualdo da Venosa”, Potenza, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Qendra “Gjenerata e Re” dhe Abi Bank.

Me pjesëmarrjen e :

Luisiana Lorusso – Vokal

Dino Plasmati – Kitarë

Julian Oliver Mazzariello – Piano

Stefano Risso – Kontrabas

 

Biletat mund t’i tërhiqni pranë TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00