Të shenjta do të jenë “4 pjesët e Verdit”, i shenjtë do të jetë bashkëpunimi 4-palësh ndërinstitucional dhe e shenjtë do të jetë mbrëmja e 8 prillit!
Koncerti simfonik koral “Quattro pezzi sacri” do të vulosë madhështinë e G. Verdit në TKOB, me himnin mëshirues “Stabat Mater dolorosa”, dedikuar vuajtjeve dhe sakrificave të Zojës së Shenjtë Mari, që përkthehet përmes fjalëve të dhembshura “nëna e pikëlluar qëndron në këmbë”.
Vijon bashkëpunimi mes Orkestrës Simfonike, Korit të TKOB-së, Korit e Filharmonisë së Kosovës, Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, Konservatorit Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00.