Repertori i kompozitorëve më të mirë italianë, të shekullit të XVIII do të shpaloset mahnitshëm në Hollin Koncertor të TKOB-së, të hënën e 22 majit.
Një bashkëpunim i frytshëm ky mes sopranos Sonila Baboçi dhe bass-it Xhieldo Hyseni, shoqëruar në piano nga Herta Cane dhe në violonçel nga Jona Çegrani. Si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Korit të Zërave të Bardhë të TKOB-së, që do të sjellin për ju një koncert emocionues nën tingujt e muzikës, kësaj dashurie të përjetshme.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.