Kryeveprat më të bukura të literaturës pianistike botërore dhe shqiptare do të zbarkojnë në Teatrin e Operës dhe Baletit, me koncertin recital “Kontrapunkt”.
Një ndërthurje e veçantë artistike midis narrativës poetike dhe talentit të solistit virtuoz, Marin Gjollma, do të tejçohen ndjeshëm në tempullin e muzikës, përmes tingujve magjik të pianos që premtojnë larmishmëri kontrastesh me karakteristika të veçanta.
Të premten e 12 majit, Ju mirëpresim në orën 20:00 për të vallëzuar mes përjetimesh!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00.