“Gesualdo Classic Duo”, koncert për piano dhe violinë, më 3 qershor, ora 20:00 në Hollin Koncertor të TKOB-së.
Virtuozët italianë, violinisti Riccardo Zamuner dhe pianistja Nicole Brancale, vijnë në Tiranë për të interpretuar muzikë nga epoka e romantizmit në kuadër të festivalit “AlBa”. Pjesë e repertorit do të jenë vepra nga kompozitorët Beethoven, Franck dhe Ravel.
Violinisti napolitan, Riccardo Zamuner, ftohet rregullisht të interpretojë në institucionet më prestigjioze në Itali dhe jashtë saj, si Filarmonia e Berlinit, “Central Concert Hall” në Astana, “Royal Opera House Muscat” e të tjera. Ai ka bashkëpunuar me artistë me famë botërore, si Salvatore Accardo, Bruno Giuranna, Mario Brunello, Sonig Tchakerian. Prej vitit 2022, është violinë e parë dhe koncertmaestër i “Accademia di Santa Sofia”. Riccardo Zamuner është ideator dhe drejtor artistik i kameratës “I Virtuosi di Sansevero”.
Nicole Brancale, e cilësuar nga pianisti i famshëm austriak Paul Badura-Skoda, si “një muzikante e jashtëzakonshme e muzikës së dhomës dhe pianiste e shkëlqyer”, ka spikatur me talentin e saj që në moshën 7-vjeçare, kur fitoi një bursë nga RAI që u jepej artistëve të rinj. Ajo ka interpretuar në salla dhe teatro të ndryshme në Itali, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Rumani dhe Greqi, si soliste dhe me orkestra italiane dhe të huaja. Nicole Brancale është docente në konservatorin ”Gesualdo da Venosa” të Potenzës.
𝗕𝗶𝗹𝗲𝘁𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗰̧𝗱𝗼 𝗱𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗼𝗿𝗮 10:00 – 14:00 𝗱𝗵𝗲 16:00 – 20:00 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗞𝗢𝗕-së.