PROJEKTI TRIBUT PËR JOHN WILLIAMS

KOLONAT ZANORE MË TË MIRA TË KINEMASË BOTËRORE

 Projekti lindi nga ideja për ta afruar publikun edhe më shumë me orkestrën dhe Teatrin e Operës. Tani gjithnjë e më shumë në të gjitha vendet ka një tendencë për të prodhuar koncerte në të cilat transmetimi i filmave shoqërohet me performancën e plotë të kolonave zanore live. Opera e Tiranës synon t’i ofrojë audiencës së saj për herë të parë një shfaqje magjepsëse ku temat më të njohura të filmave më të famshëm përjetësohen nga orkestra. Një udhëtim i jashtëzakonshëm nëpër kryeveprat e kinemasë që e gjejnë prijësin tek kompozitori i madh John Williams. John Towner Williams (Floral Park, 8 shkurt 1932) është një dirigjent dhe kompozitor amerikan, i famshëm dhe i vlerësuar për kolonat e tij zanore të cilat janë të shumta. Ai ka punuar gjerësisht për regjisorët Steven Spielberg, George Lucas dhe Chris Columbus dhe është fitues i pesë çmimeve Oscar për këngën më të mirë origjinale. Williams ka realizuar shumë filma të suksesshëm, duke përfshirë sagën e Star Wars, Schindler’s List, The Adventures of Tintin, Hook, Lincoln, Indiana Jones, E.T. Extra Terrestrial, Nofullat, Jurassic Park, Saving Private Ryan, Close Encounters of the Third Kind, Superman, Harry Potter, Home Alone, dhe shumë të tjera. Në total ai ka fituar 5 çmime Oscar, 25 Grammy, 4 Golden Globes, 3 Emmy dhe 7 BAFTA vetëm për të përmendur disa nga çmimet e shumta (në total ai është vlerësuar 182 herë dhe është nominuar 321).

Ai konsiderohet si një ikonë e kulturës muzikore amerikane, çdo koncert i tij ka maksimum tre Biss  tashmë të përgatitura. Në fund të çdo koncerti ai me humor bashkon duart në nivelin e fytyrës, në shenjë gjumi. Ky është sinjali se koncerti ka përfunduar përfundimisht.

Krahas kryeveprave të Williams, Opera synon gjithashtu të performojë kolona të tjera zanore nga kompozitorë të lidhur për arsye të ndryshme me vetë Williams. Një koncert që nuk duhet humbur.

 

Orkestra simfonike e TKOB

Dirigjent: Giovanni Pompeo

Solist në violinë: Ettore Pellegrino

Ne program:

  1. John Williams – Superman March
  2. Klaus Badelt – Pirati dei CaraibiJohn Williams
  3. Howard Shore – Il Signore degli Anelli – La compagnia dell’anello
  4. Alan Silvestri – Forrest Gump Suite
  5. John Williams – Harry Potter
  6. John Williams – Schindler’s list suite
    Homazh për Muajin e Memories – Ettore Pellegrino: Violinë solo 
  7. John Williams – Jurassic Park
  8. John Williams – Indiana Jones
  9. John Williams – Star Wars Imperial March