Skena e TKOB-së mirëpret sërish artistë të skenave botërore me koncertin “Le sonate barocche A3”, në kuadër të festivalit të muzikës baroke “AlBa”.
Do të interpretojnë Fabrizio Falasca violinë e parë, i konsideruar si një ndër violinistët italianë më të mirë të brezit të tij; Donatella Gibboni, violinë e dytë. Si dhe Alessandra Montani në violonçel e Cosimo Prontera në klavinçel. Repertori përfshin pjesë nga kompozitorët Corelli, Haendel, Bach e Vivaldi.
Më 15 maj, ora 20:00!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.