Koncert koral “Shqipëria ime”

16 shkurt 2023, ora 19:00

Të bashkuar harmonikisht, Recitali i Korit të Ansamblit Popullor sjell krijimet më të bukura muzikore të trevave shqiptare

Koncerti koral “Shqipëria ime”, me një repertor të pasur e të larmishëm, me këngë burimore dhe koralet e përpunuara, si dhe me interpretime mahnitëse në instrumente të solistëve, do të flasë shumë mbi  identitetin tonë kulturor e përcjelljen e tij te brezat e rinj.

Ideatori Gramoz Burba dhe drejtuesi i Orkestrës së Ansamblit Popullor, Alban Tahiri, premtojnë shumë emocione të veçanta për atdhedashurie, bashkë me dirigjentin Vladimir Hasimi, Grupin Koral dhe solistët e vokalit të Ansamblit Popullor.

Bileta kushton 800 / 1000 lekë dhe mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.