Tchaikovsky dhe Beethoven, dy nga gjenitë e muzikës, që me kontributin e tyre kanë ndryshuar historinë e muzikës botërore, do të jenë kryefjala e koncertit instrumentalo-simfonik “Fat i paepur”, më 23 mars, ora 19:00.
Me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Michael Zukernik dhe në violinë Nikola Kondakçi, veprat që do ngjiten në skenë janë: “Koncert për violinë dhe orkestër op. 35” e Tchaikovskyt dhe “Simfonia nr. 5 në do minor, op. 67” e Beethoven.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, pranë biletarisë së TKOB, nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.