Koncerti i dytë i festivalit “E mërkura në Jazz” do të vijë me një repertor që përshkruan historinë dhe evolucionin e muzikës së kitarës, përmes gjuhës së kitaristëve që shënuan historinë.
Dino Plasmati në kitarë, Donatello Giambersio në piano, Stefano Risso kontrabas, dhe Igor Caiazza në bateri.
“Jazz Guitar Master”, më 11 tetor, ora 20:00!
Një bashkëpunim i frytshëm mes Teatrit të Operës dhe Baletit e Konservatorit “Gesualdo da Venosa”, Potenza, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Qendra “Gjenerata e Re” dhe Abi Bank.
Biletat mund t’i tërhiqni pranë TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.