Edhe ne besojmë fort se “kur fjalët mbarojnë, muzika fillon të flasë”!

Ndaj kemi vendosur ta lëmë muzikën e kolosëve botëror të kryeveprave klasike të kumbojë brenda “Teatrit të Përjetimeve”, në një koncert simfonik shumëngjyrësh, që do të depërtojë thellë në ndjenjat e gjithsëcilit.

Këtë radhë, gjurmët e klasikëve vinë në Opera si asnjëherë më parë, me mjeshtërinë e orkestrës së TKOB-s, nën dirigjimin e artistit të shquar, Dritan Lumshi, ndjekur nga solistja në piano, Etrita Ibrahimi, e solistja në flaut, Enalda Gjoni, si dhe me bashkëpunimin e Orkestrës së Forcave të Armatosura.

Ju bëjmë me dije se koncerti “Klasikët në Opera” do të shfaqet vetëm më 14 janar, ora 19:00.

Me pjesëmarrjen e :

Orkestra simfonike e TKOB-s
Orkestra e Forcave te Armatosura Shqiptare
Dirigient: Dritan Lumshi
Soliste në flaut: Enalda Gioni
Soliste në piano: Etrita Ibrahimi