“Dëgjoni ju, o popull!
Vini vesh, ju milet!”“Karnavalet” vijnë për plot tre net në qytet!
Se domosdo, marsi nuk kalohet pa karnavale!Nikollaq dhe Olimbi Jorganxhi, tregtarë të njohur në Korçë, janë në kërkim të një dhëndri për vajzën e tyre 30-vjeçare, Afrovitin.
Por përzgjedhja nuk është e lehtë, sepse Olimbia ka një kërkesë të panegociueshme: përveç prikës, vajza duhet të ketë edhe një piano.“Jeta është aritmetikë dhe 1000 napolona për Nikollaqin nuk janë bonbona!” – ndaj, si i bëhet kësaj pune, askush nuk e di!
“Profesorin apo Doktorin, veç filxhani i kafesë mund ta dijë!”
Por ejani dhe zbulojeni ju vetë!
Më 24, 25 dhe 26 mars, TKOBAP-ja ju pret! Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!