Me uverturën e operetës “Die Fledermaus”, arien “Meine lippen” të “Giuditta” e muzikën më të bukur të Strauss-it, Bizet-it e shumë kompozitorëve të tjerë të mirënjohur, Lungomarja e Vlorës do të mikpresë “Grand Galanë” e TKOB-së, siç asnjëherë nuk ishte menduar.
Në skenën lëvizëse do të ngjitet Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e Edmond Dokos, si dhe solistët e TKOB-së: Dorina Selimaj, Nina Muho, Denis Skura dhe Artur Vera.
Ju presim, më 29 dhjetor, ora 18:00, në Lungomare