E ku më bukur se në Korçë mund të festohet Viti i Ri?
Ejani të presim bashkë Vitin e Ri 2024, në “Parisin e vogël” të Shqipërisë, destinacionin e këtyre festave.
Në datën 30 dhjetor, në orën 11:00, Orkestra Simfonike dhe Solistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, do të jetë përpara Katedrales në qytetin e serenatave, për të dhuruar një shfaqje fantastike.
Shihemi në Korçë!