Dashuria do vijojë të mbizotërojë edhe këtë muaj në TKOB!
Vjen në Teatrin e Përjetimeve, nëpërmjet lëvizjeve të bukura skenike të Trupës së Baletit dhe Solistëve të TKOB-së, baleti 🩰“Giselle” i Adolphe Adam, nën koreografinë e Giuseppe Picone-s, një nga yjet më të shquar të baletit në Evropë, dhe profesionalizmit të dirigjentes së Trupës, Alisa Gjoni.
Historia e “Giselle”, një vajzë 15-vjeçare, e cila pavarësisht që zhgënjehet nga dashuria e saj e parë, vijon të përjetojë të njëjtin emocion edhe në botën e përtejme. Por lufta e vilizave do t’ia bëjë më të vështirë këtë dashuri!
Biletat mund t’i tërhiqni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.