“Fatalita”, balet premierë me katër tablo, me koreografi të Toni Candeloro, më 25 dhe 26 qershor, ora 20:00 në TKOB.
Katër kryevepra botërore, “Romeo and Juliet”, “Carmen”, “La Traviata” dhe “Anna Karenina”, ku heroina është gruaja që vdes, përmblidhen në një balet nga koreografi i shquar italian, Toni Candeloro. Vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë: Stop dhunës dhe nënshtrimit të gruas, që fundi i saj të mos jetë fatal!
“Fatalita” vjen e realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
𝗕𝗶𝗹𝗲𝘁𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗰̧𝗱𝗼 𝗱𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗼𝗿𝗮 10:00 – 14:00 𝗱𝗵𝗲 16:00 – 20:00 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗞𝗢𝗕-së.
Biletaria mbyllet 30 minuta përpara shfaqjes