Sonoma është titulli i shfaqjes nga regjisori dhe koreografi i madh nga Valencia, Marcos Morau, një ndër të paktit që mund të na çojë në një udhëtim në një univers surreal plot teatralitet, origjinalitet vizionar dhe afreske fantastike që ngjallin pika kulmore kinematografike, letrare dhe piktoreske.
Titulli kombinon termin grek soma (trup) dhe termin latin sonum (tingull). Surrealizmi i Luis Buñuel, bota e ëndrrave të këtij regjisori subversiv dhe ikono- klastik, ka frymëzuar këtë pjesë të re, një vazhdim, në njëfarë mënyre, i pjesës së tij të mëparshme të titulluar Le Surréalisme au service de la Revolution – gjithashtu mbi Buñuel, e krijuar në 2017 për CNN-Ballet de Lorraine; Sonoma përfshin praninë e daulleve nga Aragón dhe një kryq të madh në skenë.
SONOMA, më datë 5 dhe 6 tetor, ora 19:00
Biletat mund t’i tërhiqni pranë TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00