Për të gjithë miqtë tanë të vegjël, një prej kryeveprave botërore të baletit, ku mbizotëron forca e dashurisë, vjen “Giselle”, më 6 prill, në Hollin Koncertor të TKOB-së.
Një vepër klasike që mund të shikohet nga kushdo dhe në çdo kohë.
Libreti i baletit është ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane për vilisat, të fejuara që vdesin pa arritur të martohen.
Balet nga Adolphe Adam, me libret të Theophile Gautier, baletmaestër Carlos Montalvan dhe Alisa Gjoni e me kostumografi të Ardi Asllani.
Ju presim të shtunën, më 6 prill ora 12:00!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.