Madonna, Queen, Rolling Stones, The Beatles, etj., një ndërthurje mes klasikes, pop-it dhe rock-ut, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro italian, Roberto Molinelli, do të vijë në Teatrin e Operës dhe Baletit, në koncertin simfonik “Don’t cry for me Argentina”.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.
Kini parasysh se:
Dyert mbyllen në orën 19.45, ndaj ju lutem paraqituni në orar për të shmangur pritjen në radhë.
Kodi i veshjes është Smart Casual ose Formal
Vendosni telefonin tuaj në heshtje dhe mos e përdorni atë gjatë shfaqjes. Zilja, apo drita e tij shqetëson publikun.
Mos bisedoni gjatë performancës së artistëve. Komentet pas shfaqjes mund të na i dërgoni në mediat sociale.
Miqtë e vegjël të Operës, nën moshën 6 vjeç, rekomandohen të mos frekuentojnë shfaqje me orar të tejzgjatur.