28, 29 dhe 30 dhjetor 2021 – Ora 18.30
“Arrëthyesi” – Balet me dy akte nga Pyotr Ilyich Tchaikovsky
Bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann
Libreti sipas Marius Petipa
Koreografia sipas Marius Petipa dhe Lev Ivanov
Trupa e Baletit të TKOB
Me pjesëmarrjen e nxënësve të Shkollës së Baletit
Orkestra Simfonike e TKOB
Dirigjent : Deniola Kuraja
Në role kryesore:
Klara/Princesha- Ledia Sulaj,Odeta Dishnica,Ambra Troplini
Arrëthyesi \Princi– Anxhelo Mucollari,Kevin Lila,Ervis Koceku
Klara – Livia Lara,Eles Resuli
Droselmajer- Julind Dervishi
Fritz – Eltion Merja
Nëna – Alisa Gjoni
Babai- Erald Zela
Mazhordom- Evis Heta
Kolumbina- Isida Mollaymeri,Sabina Maklekaj
Arlekini- Renato Lleshi
Kukulla Ushtar- Armando Meci
Shoqet dhe shokët e Klarës – Jonida Qafmolla,Erisa Gina,Elona Beqiraj,Loreta Bala,Andi Vrapi,Fatjon Lito,Lurdi Dodgjini,Enred Miolli, Enea Qirici.
Princesha e Luleve- Isida Mollaymeri
Vallja spanjolle- Armando Meci & Renato Lleshi
Vallja Arabe- Isida Mollymeri & Elda Logo ,Ambra Troplini
Vallja Kineze- Eltion Merja
Pas do trios-
Vallja Ruse- Erald Zela & Kristi Dushmani & Besi Skura
Komandanti I Ushtareve- Eltion Merja
Komandanti i Minjëve : Andi Vrapi
Koncertmaestër: Enina Llozi
Akti 1
Skena 1: Shtëpia e Z. Stahlbaum
Në prag të Krishtlindjeve, familjarë dhe miq janë mbledhur në sallonin e shtëpisë për të zbukuruar pemën e bukur të Krishtlindjeve në vigjilje të festës. Pasi e përfundojnë atë, vijnë fëmijët, të cilët qëndrojnë të mahnitur përpara pemës që vezullon nga dritat dhe zbukurimet.
Fillon festa nën tingujt e një marshi. Fëmijëve i shpërndahen dhurata. Papritur kur ora e vjetër tingëllon 8-të, në dhomë hyn një personazh misterioz. Është Droselmajer, një këshilltar lokal i cili është edhe magjistar dhe njëkohësisht gjyshi i Klarës. Ai është shumë i talentuar në prodhimin e lodrave dhe ka sjellë me vete shumë dhurata për fëmijët, dhe mes tyre 4 kukulla që ngjajnë si të vërteta të cilat vallëzojnë para vështrimeve të mahnitura të të prainshmëve. Pasi performanca përfundon, ai i merr kukullat për ti ruajtur në një vend të sigurtë.
Klara dhe Fritz trishtohen kur kukullat largohen por Drosselmeyer ka akoma edhe një lodër për ta: një arrëthyes të drunjtë i cili është gdhendur në formën e një burri të vogël e që shërben për të thyer arrat. Fëmijët e tjerë i kthejnë kurrizin kukullës por Klara e pëlqen shumë. Fritz me qëllim e përplas dhe e thyen. Klara trishtohet.
Gjatë natës, kur të gjithë janë duke fjetur, Klara kthehet në sallon për të parë arrëthyesin e saj të dashur. Ajo i afrohet shtratit të vogël, kur ora tingëllon mesnatë dhe shikon aty Drosselmeyer. Papritur dhoma fillon të mbushet me minj dhe pema e krishtlindjeve fillon të zmadhohet. Edhe arrëthyesi merr përmasa njërëzore dhe Klara e gjen veten në mes të luftës mes një ushtrie biskotash dhe minjsh të udhëhequra nga komandanti i tyre. Ata fillojnë të hanë ushtarët prej biskote.
Arrëthyesi është ai që udhëheq ushtarët prej biskote të cilëve i bashkohen edhe kukullat e tjera të cilët shërbejnë si infermierë dhe doktorë që marrin të plagosurit. Ndërkohë që mbreti i minjëve i afrohet arrëthyesit të plagosur, Klara e gjuan me këpucën e saj duke i tërhequr vëmendjen. Kaq mjafton që arrëthyesi ta godasë me thikë.
Skena 2: Një pyll me pisha
Minjtë tërhiqen dhe arrëthyesi transformohet në një princ të bukur. Princi e merr Klarën me vete në natën e ndricuar nga hëna, në një pyll me pisha ndërkohë që flokët e borës bien rreth tyre në një vallëzim që i shtyn ata drejt mbretërisë së tij.
Akti 2
Skena 1: Toka e ëmbëlsirave
Klara dhe Princi udhëtojnë në tokën e bukur të ëmbëlsirave, në të cilën Zana e sheqerit ka mbretëruar deri sa vetë princi të kthehej. Ai i tregon asaj per betejën me mbretin e minjve dhe se si Klara i shpëtoi jetën dhe për transformimin e tij përsëri në një princ.
Për nder të heroinës së re, nisin festimet me ëmbëlsira nga e gjithë bota, çokollatë nga Spanja, kafe nga Arabia, çaj nga Kina dhe shkopa sheqeri nga Rusia. Të gjithë vallëzojnë e gëzojnë; bareshat Daneze performojnë në flaut, biskotat e vogla prej xhinxheri vallëzojnë rreth nënës së tyre, një varg lulesh të bukura vallëzojnë një vals dhe për ta mbyllur në bukuri vetë Zana e sheqerit dhe Kavalieri i saj bashkohen në vallëzim.
Pasi një vals final vallëzohet nga gjithë të pranishmit, zana e sheqerit merr Klarën dhe Princin përdore dhe pasi i jep një puthje Klarës i shtyn ata të ngjiten në slitën e tërhequr nga drerët. Ata largohen në mes përshëndetjesh nga të gjithë të pranishmit.
✅Shitja e biletave fillon në datën 21 dhjetor në sportelin e TKOB, e vijojnë më pas çdo ditë nga ora 10:00 – 14:00 dhe 16:00 deri 20:00. Në ditët e shfaqjeve sporteli mbyllet në orën 18:30.
✅Biletat kushtojnë 1000 dhe 1500 lekë sipas plateve dhe pozicioneve që ju dëshironi në sallë.
?Duke kërkur mirëkuptimin tuaj, si pasojë e numrit të reduktuar të vendeve në respektim të protokolleve të diktuara nga situata pandemike e Covid 19, nuk mund të mbajmë rezervime edhe si pasojë e kërkesave të larta. Ju lutem drejtohuni menjëherë në sportel.
?Mbajtja e maskës gjatë qëndrimit tuaj në TKOB dhe gjatë shfaqjes është detyrueshme.