Rikthejmë në TKOB, pas më shumë se 10 vitesh, baletin “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës.
Me kompozim të të madhit Feim Ibrahimit, libret të Ismail Kadaresë, koreografi të Agron Aliajt, skenografi e kostumografi të Naxhi Bakallit e baletmaestër, Carlos Montalvan dhe Alisa Gjoni.
Dashuria dhe sakrificat për atdheun dhe njerëzit e dashur, lajtmotivi i jetës së heronjve të legjendave shqiptare.
Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin.
Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës e mes kreshnikëve të tij.
Ju presim më 11, 12, 13 maj, ora 20:00!
 Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.