Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq operën “Carmen”, produksionin më të kërkuar të 10-të viteve të fundit në TKOBAP.

Në 20,22 dhe 24 shkurt – ora 19:00.

Biletat shiten çdo ditë në sportelin e TKOB nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.

 

 

Orkestra, trupa e baletit dhe kori I TKOB.

Dirigjent: Pietro Mianiti

Regjisor: Gëzim Myshketa

Me pjesëmarrjen e atkores: Tinka Kurti

Realizon rivënien regjisoriale: Ada Gurra

Dirigjent i korit: Dritan Lushmi

Kostumograf: Ardi Asllani

Skenograf: Renold Sula

Koncert maestër: Ingrid Pulizo, Herta Cane, Thanas Paskali

Në role:

Carmen: Vikena Kamenica

Don Jose: Milen Bozhkov, Armaldo Kllogjeri

Micaella: Renisa Laçka, Dorina Selimaj

Escamillo: Armando Likaj, Paolo Ingrasciotta

Fransquita: Rovena Xhelili

Mercedes: Shpresa Beka

Remendado: Denis Skura

Dancairo: Erlind Zeraliu

Zuniga: Xhieldo Hyseni, Bledar Domi

Morales: Genc Vozga

 

SINOPSI

Kompozitori Bizet u frymëzua nga novela me të njëjtin titull të shkruar nga francezi Prosper Merimée.

“Carmen” është tregimi i një dashurie të ndodhur në Seville – Spanjë. Një punonjëse sensuale dhe e apasionuar e purove, mrekullohet nga një ushtar i përkushtuar ndaj atdheut. Kështu përshkruhet takimi i parë:

“Nga shkallët e një fabrike të cigareve, një grua zbret me vrap e ndjekur nga Carmen. Dy faza të një lufte, Carmen është gati për të vrarë rivalet e saj, por është ndalur nga një burrë, Don Josè … “.

Pas ngjarjeve të ndryshme, Don Josè do të rebelohet kundër eprorëve të tij, duke u arratisur me Carmen dhe duke u strehuar në male me kontrabandistët. Por marrëdhënia është e paqëndrueshme, personazhet janë shumë të ndryshëm dhe kanë rivalë Escamillon, toreadorin e dashuruar me Carmen dhe Micaëla, e dashura e përjetshme e Don Josè. Kështu dashuria, pavarësisht forcës së saj fillestare nuk fiton dhe është mbytur nga dëshpërimi dhe dyshimi. Dashuria e Don Josè do t’i japë vdekjen Carmen-it të tij të dashur në një krizë xhelozie.

Personazhet:

Carmen, cigare bërëse Mezzo soprano

Don Josè, një brigadier Tenor

Micaëla, një fshatare Soprano

Escamillo, toreador Bariton

Frasquita, cigare bërëse Soprano

Mercédès, cigare bërëse Soprano

Remendado,kontrabandier Tenor

Dancaïre, kontrabandier Tenor

Zuniga, toger Tenor

Moralès, rreshter Bas Bariton

 

PËRMBAJTJA

Akti i I

Në Seville, pranë fabrikës së cigareve disa ushtarë janë duke vëzhguar kalimtarët. Mes tyre vjen Mikaëla, një vajzë e re që i pyet ata për ushtarin Don Josè. Moralès, një tjetër ushtar, i shpjegon se ai vjen në ndërrimin e turneve të rojeve. Rojet e ndihmës, të kryesuar nga toger Zuniga, vijnë dhe Don José mëson nga Moralès për ardhjen e Mikael-as.

Sapo bie zilja e fabrikës së cigareve, burrat në Seville mblidhen për të parë punëtoret gra, veçanërisht të preferuarën e tyre, ciganen Carmen. Ajo i tregon admiruesve të saj se dashuria është e lirë dhe nuk i bindet rregullave. Vetëm një njeri nuk i kushton vëmendje. Ai është Don José, që është i dashuruar me Mikaël-ën dhe i ka premtuar asaj martesë. Carmeni smund ta durojë indiferetizmin e Don José dhe i hedh atij një lule dhe rikthehet në vendin e punës së bashku me vajzat e tjera. José merr lulen dhe e fsheh atë nën xhaketë pasi Mikaëla kthehet. Ajo sjell një letër nga nëna e Don José, që jeton në një fshat në anën tjetër të qytetit. Teksa fillon të lexojë letrën, e teksa Mikaëla largohet, brenda në fabrikë fillon një grindje mes Carmen dhe njërës prej vajzave punonjëse. Zuniga dërgon Don José për ta marr në pyetje ciganet. Carmen refuzon t’u përgjigjet pyetjeve dhe José është i detyruar ta prangosë. E mbetur vetëm me Don José, Carmen nis lojën për ta joshur duke i ofruar atij dashurinë në këmbim të lirisë. Don José i hutuar dhe i hipnotizuar prej saj, i heq prangat. Ajo e shtyn në tokë dhe largohet duke qeshur. Don José arrestohet për braktisje të detyrës.

Akti i II

Dy muaj më vonë oficerët janë në tavernën “Lillas Pastia”, vend i njohur i kontrabandistëve. Carmen dhe shoqet e saj, Fransquita dhe Mercedes këndojnë “la chanson boheme” për të ftuarit. Zuniga fton Carmen, por ajo refuzon. Ai e pyet nëse e fajëson atë për prangosjen, por Carmen pretendon të mos e kujtojë këtë gjë. Zuniga i tregon asaj për Don José që ka mbaruar së vuajturi dënimin e tij.

Dëgjohen thirrje, të cilat vijnë nga jashtë tavernës. Mes të thirrurave shpërthyese hyn toreadori Escamillo, që është mbuluar me lavdi nga suksesi në garat e fundit të Granadës.

Ai i fton të gjithë të pijnë, por sigurisht që cigania Carmen do t’ja marrë mendjen dhe fillon t`i afrohet duke flirtuar me të. Por mendja e ciganes është vetëm tek Don José. Pasi të ftuarit janë larguar, kontrabandistët Dancaïre dhe Remendado e ftojnë t`i bashkohet një goditjeje tjetër. Frasquita dhe Mercédès janë të gatshme ti shoqërojnë, por Carmen refuzon, sepse ajo ka rënë në dashuri. Më në fund, kur të gjithë janë larguar, shfaqet Don José në tavernë. Për të provuar dashurinë e tij, Don José i tregon Carmen-it lulen që ajo i hodhi për të dhe rrëfen se si aroma e saj bëri që të mos humbiste shpresën gjatë javëve në burg. Por një trombë alarmi e detyron të largohet për në kazermë. Ai i shpjegon Carmen-it se duhet të largohet. Kjo e fundit e fyer nga ky veprim, e përqesh. Premtimet dhe fjalët e tij për Carmen janë të kota dhe të pakuptimta, për sa kohë ai nuk lë ushtrinë për të jetuar i lirë me të në male. Diskutimet ndërpriten me ardhjen e Zuniga-s, i mbushur me inat dhe mllef prej xhelozisë, e cila e çon në një sulm ndaj Don José. Kontrabandistët kthehen dhe çarmatosin kapitenin Zuniga dhe e mbajnë atë për disa çaste. Don José tani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të bashkohet me ta.

Akti i III

Ngjarjet zhvendosen në një grykë midis maleve, ku Carmen dhe Don José janë fshehur me kontrabandistët. Jeta mes maleve nuk është e duhura për Don José dhe marrëdhënia e tij me Carmen nuk është më si më parë. Ajo pranon se dashuria e saj po venitet dhe e këshillon që të kthehet për të jetuar me nënën e tij. Frasquita dhe Mercédès shohin letrat dhe lexojnë një të ardhme shumë premtuese, ndërsa për Carmen fati i ka rezervuar asaj vdekjen.

Don José qëllon ndaj një të huaji, por nuk e arrin. Ky i panjohur nuk është tjetër përveç Escamillo, që shpjegon arsyet e ardhjes së tij. Ai interesohet për një cigane të bukur me emrin Carmen, e cila nuk e do më ushtarin që kishte dezertuar për të. “Dashuritë e Carmen nuk zgjasin gjashtë muaj.” Të dy burrat nuk vonojnë të përballen me njëri-tjetrin. Nis një duel midis tij dhe Don José për shkak të Carmen. Escamillo, si profesionist, është i sigurt në fitoren e tij. Ai në fakt fiton, por e kursen rivalin e tij. Në këtë moment rrëshqet dhe bie. Don José dëshiron ta godas atë, por ndërhyn Carmen e cila e pengon. Escamillo fton Carmen për garat në Seville dhe kur ai u largohet, Don José kërcënon Carmen.

Ndërkohë arrin Micaëla, që kërkon të bind Don José të kthehet tek nëna e tij, e cila është në prag të vdekjes. Don José bindet.

Akti i IV

Ngjarja zhvendoset përballë Arena di Seville. Populli thërret i gëzuar për vargun e toreadorëve. Carmen arrin në krahun e Escamillos dhe Frasquita e Mercédès paralajmërojnë se Don José është afër. Pa frikë, ajo pret jashtë hyrjes, ndërsa turmat hyjnë në arenë. Don José i lutet Carmen që të kthehet përsëri me të. Ajo refuzon me përçmim lutjet përgjëruese të tij duke i thënë: “Carmen ka lindur e lirë dhe e lirë do të vdesë”. Ajo heq unazën që i ka dhuruar dhe e hedh atë në këmbët e tij. Turma dëgjohet duke brohoritur për Eskamillon.

Don José i marrosur nga xhelozia dhe i verbuar nga dëshpërimi e vret Carmen, e cila po shkonte drejtë arenës për të asistuar në triumfin e të dashurit të saj të ri.

Ndërkohë që Carmen vdes, në arenë dëgjohen thirrjet e turmës që përshëndet fitoren e Escamillos.

 

Georges Bizet

(1838-1875)

Georges Bizet u lind në 25 tetor të vitit 1838.

Në vitin 1847 ai u regjistrua në Konservatorin e Muzikës në Paris. Simfoninë e tij të parë, Georges Bizet e shkroi kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, si një detyrë studentore. Dorëshkrimi i tij do të rigjehej në arkivat e bibliotekës së Konservatorit vetëm në vitin 1933 dhe ekzekutimi i parë u realizua në vitin 1935. Kjo vepër spikati për freskinë muzikore të jashtëzakonshme, më tepër italiane sesa franceze, cilësi që do ta karakterizonin punët e tij në vijim.

Në vitin 1857 kompozitori merr pjesë në konkursin e shpallur nga Jacques Offenbach, me operetën me një akt “Le decteur Miracle” dhe fitoi çmimin e parë. Georges Bizet gjithashtu fitoi bursën muzikore të “II Prix de Rome”, duke marrë prej saj të drejtën e studimeve në Romë për tre vjet. Atje talenti i tij u zhvillua edhe më tepër duke vijuar me krijimet e veprave të tij, siç ishte opera “Don Procopio”. Përveç periudhes në Romë, Bizet jetoi gjatë gjithë jetës së tij në Paris. Ndërsa punonte për partiturën e “Ivan IV”, një opera e madhe me 5 akte, drejtori i Teatrit Lirik të Parisit, Leon Carvalho i jep operan ekzotike “Peshkatarët e Perlave”, e cila u prit mirë nga publiku. Në vitin 1866 ftohet të shkruajë një opera të mbështetur mbi romanin e Ëalter Scott “La jolie fille de Perth”. Opera u vu në skenë në 16 dhjetor të vitit 1867 dhe rezultoi një sukses nga publiku, por kritika ankohej për prezencën e vagnerizmit në këtë vepër.

Në dy vjeçarin nga viti 1873 deri në vitin 1875, Bizet krijoi “Carmen”, kryeveprën e tij. Opera që magjepste me pasurinë e elememtëve muzikorë, meloditë sensuale dhe të ndjera, përkulshmërinë e harmonisë, rrjedhshmërinë e kërcimeve e të elementëve folklorikë. Kjo vepër është e njohur dhe si vepra e tij më e mirë, bazuar në romanin me të njëjtin titiull të shkruar në vitin 1846 nga Prosper Merimée. “Carmen” është bërë një nga operat më të njohura dhe më të realizuara në botë.

Duke shfletuar katalogun e veprave të Bizet, ndarë në vepra teatrale, kompozime për orkestër, për pianoforte, për dhomë e vokal, habitesh se sa shumë prej tyre kanë mbetur në nivelin e projekteve dhe se sa shumë prej veprave të përfunduara nuk janë interpretuar kurrë.

Vetëm në fund të jetës së tij të shkurtër, Bizet arrin të gjej gjuhën autentike me ato që janë quajtur kryeveprat e tij teatrale “L’Arlesienne” e “Carmen”. Në këto dy vepra shfaqen karakteristikat e artit të tij. Një art i qetë, i prerë si në fushën dramatike ashtu edhe në vlerat tipike muzikore.

Premiera e Parë

“Carmen” është një opera me katër akte nga kompozitori francez Georges Bizet dhe libret të shkruar nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halévy. Subjekti i kësaj opere është marrë nga novela me të njëjtin titull e Prosper Merimée.

Premiera e parë e operas “Carmen” është shfaqur në Operan Komike në Paris në 3 mars 1875. Shfaqja e parë rezultoi e pasuksesshme. Pas kësaj premiere autori u kujdes të modifikonte dorëshkrimin original në shumë pika.

Bizet vdiq papritur pas performancës së 33-të të operas “Carmen” pa e ditur se puna e tij do të njihej ndërkombëtarisht dhe do të korrte sukses brenda dhjetë viteve të ardhshme. “Carmen” prej asaj kohe është bërë një nga veprat më të popullarizuara dhe më të njohura të stilit klasik. “Habanera”, arie e kënduar në aktin e parë dhe “Toreador”, arie e kënduar në aktin e 2 mbeten edhe sot dy nga ariet më të njohura të kësaj vepre.

Ngjarja është vendosur në Spanjën jugore dhe tregon historinë e rrëzimit të Don José, një ushtar naiv, që është i joshur nga cigania Carmen. José heq dorë nga dashuria e tij e fëmijërisë, Micaela dhe nga detyrat e tij ushtarake për Carmen.

Pas premierës pati kritika të shumta dhe publiku francez ishte përgjithësisht indiferent. “Carmen” fillimisht fitoi reputacionin e saj nëpërmjet një seri prodhimesh jashtë Francës dhe nuk u shfaq në Paris deri në vitin 1883. Pas kësaj, ajo fitoi shpejt popullaritetin brenda dhe jashtë vendit.