Rikthehet kryevepra e Puccini-t, “Madama Butterfly”, pas më shumë se një dekade, si një PRODUKSION I RI i “Festival Puccini di Torre di Lago”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.
Me një koncept të veçantë regjisorial, nga Manu Lalli, me në qendër: Natyrën e gruas, që është e harlisur dhe e pafajshme, e cila vdes nga mungesa e kujdesit, vëmendjes dhe dashurisë; Planetin “i torturuar” që parashikon afrimin e këtij fundi pa asnjë ndërhyrje hyjnore, me libret të Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, kjo operë trajton probleme shoqërore të rëndësishme, të cilat demaskojnë moralin e shoqërisë.
Geisha e bukur 15-vjeçare i qëndron besnike togerit amerikan Pinkerton dhe shpreson se ai do të kthehet në krahët e saj. Ndonëse kanë kaluar tre vjet nga ikja e tij, Butterfly tashmë nënë e një djali, fryt i martesës me Pinkerton, refuzon të nisë një jetë të re dhe ta harrojë të dashurin e zemrës. Ky i fundit, i martuar me një grua amerikane, kthehet në Nagasaki që të marrë të birin 3-vjeçar. E zhgënjyer dhe e dëshpëruar, Butterfly ia dorëzon djalin atij dhe vret veten.
“Madama Butterfly” vjen në TKOB në datat 26, 27, 28, 30 maj dhe 1 qershor ora 20:00.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.