“Nëse nuk i mësojmë dot të fluturojnë, le ti mësojmë të këndojnë!” 🎙️
Jemi entuziast t’ju njoftojmë se, TKOB hap sërish thirrjen për fëmijët e talentuar që duan t’i bashkohen Korit të Zërave të Bardhë.🤍
Të gjithë prindërit e interesuar të sjellin fëmijët e tyre pranë Hollit Koncertor në TKOB, më 18 shkurt, ora 11.00
Një mundësi kjo që vjen plotësisht falas, mjafton që fëmijët të luajnë një instrument muzikor, si dhe të paraqesin një material sipas dëshirës së tyre. Gjithashtu, ata do të kalojnë përmes një testimi ritmik, melodik dhe atij të kujtesës.
Dërgoni të dhënat e fëmijëve tuaj në email-in audicione.tkobap@tkob.gov.al, duke përfshirë: emër, mbiemër, moshën, shkollën, një numër kontakti dhe instrumentin me të cilin do të prezantoheni.