Pas suksesit në premierën e saj në TKOBAP, “Mullixhesha e Bukur” – Die schöne Müllerin udhëton drejt qytetit të Beratit, nën sloganin “TKOBAP on TOUR”!
Në ambientet e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, ju ftojmë të përjetoni një koncert të rrallë, ku muzika e Franz Schubert-it shpalos një histori dashurie të pafat, të mbushur me emocione të thella që prekin çdo shpirt.
Një djalosh i ri ndjek rrjedhën e një përroi dhe ndalet në një mulli, ku bie në dashuri me vajzën e mullixhiut. Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Wilhelm Müller-it, duke krijuar një tregim të ndjerë dhe poetik.
Një udhëtim nga ëndrrat në humnerë, i thurur me delikatesën dhe fuqinë e muzikës së Schubert-it, bashkon sërish në skenë baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi, në një natë ku çdo tingull i flet zemrës.
10 korrik
Ora 20:00
Pallati i Kulturës “Margarita Tutulani”, Berat
Hyrja e lirë